LIFESTYLE, 29 Nëntor 2021, 12:12

VIDEO/ Bebe Rexha e “djeg” në dasmën shqiptare

VIDEO/ Bebe Rexha e “djeg” në dasmën shqiptare

Ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare. Bebe Rexha ka arritur të bëhet një nga artistet më të suksesshme me famë botërore, por krahas arritjeve, Bebe vlerësohet dhe për faktin se nuk ngurron kurrë të flasë me krenari për rrënjët e saj shqiptare.

Së fundmi, ylli i muzikës ka marrë pjesë në një dasëm shqiptare, nga ku dhe ka ndarë pamje në rrjete sociale. Ajo shihet teksa kërcen ndërsa këngëtari Rati performon këngë popullore. Gjithashtu Bebe ka publikuar dhe një video me të atin, krahas së cilës shkruan “goca e babit”.