LIFESTYLE, 29 Nëntor 2021, 11:15

“Iliri vdes për Einxhelin”/ Prezantuesi habit me deklaratën: Nëse ai do të dalë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP…

“Iliri vdes për Einxhelin”/ Prezantuesi habit me

Prezantuesi Flori Gjini ka bërë disa deklarata të pazakonta në lidhje me dy nga banorët e Big Brother Vip, Iliri dhe Einxheli.


Ai ka thënë se “Iliri vdes për Einxhelin”, duke nënkuptuar se nëse do të dilnin jashtë shtëpisë, ata mund të flisnin dhe të bënin debate të bukura me njëri-tjetrin.

I ftuar në Big Brother Vip Fun Club, Gjini shtoi më tej se Iliri është munduar vazhdimisht ta bëjë Einxhelin pjesë të grupit të vet, por nuk ja ka dalë dhe e sheh se me atë nuk mund të bëhen kompromise për të vërtetën.

“Unë mendoj që ai nëse do dalë jashtë shtëpisë së Big Brother me Einxhelin do ta shijojë shumë kafen. Domethënë do flasin të dy bashkë, do argumentojnë me njëri-tjetrin dhe do bëjnë debate të bukura dhe prandaj jam i bindur që kjo ishte dhe arsyeja që Iliri ka dashur të bëjë Einxhelin realisht pjesë të grupit të tij.

 

Ai e provoi që ta sulmonte, e sulmoi Einxhelin. Gjeti disa etiketime, sepse e kuptoi që Einxhelin ai nuk mundet dot ta manovrojë dhe e kuptoi që me Einxhelin nuk mund të bëjë dot kompromise për të thënë të vërtetën. Dhe po ta shohësh, në disa sjellje kam vënë re që, për shembull, ndryshe nga Einxheli dhe Beniada. Beniada mund t’ia thotë diçka Einxhelit, nuk e shoh këtë raport te personazhet që i qëndrojnë Ilirit afër”, deklaroi ai.