LIFESTYLE, 16 Maj 2024, 17:39

Jo fituesja, kjo është kënga e Eurovision që theu rekord në Spotify

Jo fituesja, kjo është kënga e Eurovision që theu rekord

Përfaqësuesi i Francës mahniti audiencën kur performoi këngën e tij "Mon Amour" në skenën e Eurovizionit. Slimane i emocionoi të gjithë me performancën e tij elektrizuese dhe siguroi vendin e katërt. Jo fituesja, kjo është kënga e Eurovision që theu rekord

Mirëpo, edhe pse nuk u shpall fituesi, këngëtari 34-vjeçar vendosi një rekord pasi "Mon Amour" u bë kënga franceze më e dëgjuar në histori në vetëm 24 orë, të dielën, në Spotify, me 1.8 milionë transmetime në mbarë botën. Kënga u rendit e 69-ta në top-listën botërore në platformën suedeze të transmetimit: mjaftueshëm për të kaluar rekordin e mbajtur më parë nga një francez.

Për më tepër, sipas Indifference Prod - labeli me të cilin ka nënshkruar Slimane - "Mon Amour" është bërë kënga franceze më e dëgjuar në botë në Apple Music.