LIFESTYLE, 10 Maj 2024, 14:12

Dështoi të dërgonte Shqipërinë në finalen e Eurovision, Besa Kokëdhima pas skualifikimit: Më vjen keq

Dështoi të dërgonte Shqipërinë në finalen e

Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ka reaguar pas skualifikimit nga festivali muzikor në natën e dytë gjysmëfinale.

Besa Kokëdhima në një video në InstaStory falenderoi fansat për mesazhet e tyre duke u shprehur se i vinte keq që nuk u kualifikua në finale.

Por theksoi se është krenare për punën e saj, duke shtuar se “shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera”.

“Dua t’ju falenderoj për të gjitha mesazhet suportuese, që ju pëlqeu dhe e shijuat perfomancën, këndimin dhe gjithçka tjetër. Jam shumë e lumtur dhe kam punuar shumë për atë performancë, jam e lumtur që ju pëlqeu dhe më vjen keq që nuk mbërrita në finale.

Por unë jam krenare për ekipin dhe punën time, shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera. Nuk mund të jem më e lumtur”, përfundoi Besa Kokëdhima.