TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të vizitës së saj në Teksas, Osmani ka gjetur kohë edhe për relaks.
Në një foto të postuar të rrjete sociale, Presidentja duket me veshje të kaubojve derisa në sfond duket ferma e kuajve.
Kujtojmë se për shkak të historisë së tij të gjatë si një qendër e rritjes së gjedhit, Teksasi ka imazhin e vendit të “kaubojve”.
Një reagim për fotografinë e ka bërë edhe Prindon Sadriu, burri i Presidentes, i cili ka shkruar “Yeehaw ” në X, një reagim po ashtu tipik kaubojësh.
Yeehaw! ???? #NewSheriff #Rodeo #TexanVibes ???????????????????????? https://t.co/irvUhOGYMD
— Prindon Sadriu ???????? (@PrindonSadriu) May 11, 2024
Gjatë vizitës në Teksas, Osmani ka takuar edhe Kongresmenët republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan.
Poashtu ajo është pritur në takime të ndara nga kryetarë dhe udhëheqës të disa prej qyteteve të Teksasit, të cilat po kontribuojnë në imazhin jashtëzakonisht pozitiv që e gëzon ky shtet sot.