LIFESTYLE, 11 Maj 2024, 09:54

Besa Kokëdhima në Eurovision me fustanin “e kopjuar” nga Olta Gixhari?

Besa Kokëdhima në Eurovision me fustanin “e kopjuar” nga

Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Titan”, s’ka mundur ta kualifikojë vendin në finalen e Eurovizionit. Besa Kokëdhima ishte renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizion 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura në botë.

Por rrugëtimi i këngëtares është ndërprerë aty, pasi s’ka mundur të kualifikohet në finale. 10 shtetet që patën sukses në votimin publik të së enjtes ishin: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia. Gjashtë vendet e eliminuara ishin Shqipëria, Malta, Belgjika, Çekia, Danimarka dhe San Marino.

Besa Kokëdhima dhuroi shumë energji dhe adrenalinë me këngën e saj “Titan”, të cilën e këndoi në gjuhën angleze dhe ndezi skenën në “Malmo Arena”, Suedi. Skenografia dhe veshja e këngëtares ishin një detaj shumë i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në festivalin më të madh evropian Eurovision 2024.

Besa Kokëdhima në Eurovision me fustanin “e kopjuar” nga

Por teksa e pamë në skenë, menjëherë veshja e këngëtares na solli ndërmend një tjetër veshje. Nuk vonuam shumë për ta gjetur se ku e kishim parë më herët një veshje, thuajse të njëjtë. Dhe ja ku është pikërisht, Olta Gixhari, duke mbajtur të njëjtin model, të njëjtën ngjyrë fustani si të Besës. Të vogla ishin detajet që ndryshonin nga një veshje, tek një tjetër. Në rastin e Besës, këngëtarja kishte edhe pjesën e kapuçit, duke sjellë disa rrudha më shumë në prerje. Edhe çarja e fustanit asimetrik, apo dekolteja ishin disi më ndryshe se te fustani që Olta ka veshur më herët, megjithatë, copa, ngjyra, koncepti i veshjes ishte thuajse i njëjtë.

Kujtojmë se Olta Gixhari e ka veshur këtë fustan në mbrëmjen e finales së “Big Brother”, fiks një vit më parë. Sakaq, një vit më pas, Besa Kokëdhima, zgjedh të njëjtin fustan për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong. Në një intervistë disa ditë më parë, Besa zbuloi se veshja për performancën e saj nuk do të jetë asnjë nga ato që ka veshur në prova deri më tani. Artistja tha se ka marrë komente të shumta për fustanin e bërë posaçërisht për të nga marka italiane “Meìlique Street” dhe se fansat nuk e pëlqyen, por i siguroi se nuk do të jetë ai fustani me të cilin do të dalë në skenë.

Besa Kokëdhima në Eurovision me fustanin “e kopjuar” nga

Mjafton të përmendim këtu fakti se si fustani i Oltës ashtu edhe i Besës, ishin stiluar nga i njëjti stilist, për të konfirmuar edhe njëherë ngjashmërinë e dy veshjeve. Para se të nisej për në Suedi, Besa ndau për publikun emocionet e kësaj pjesëmarrjeje.

“E di që kam një përgjegjësi shumë të madhe dhe jemi përpjekur që ngarkesën dhe presionin e kësaj përgjegjësie ta përkthejmë në punë, për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz që njerëzit të mbetën të lumtur nga ky përfaqësim”, – u shpreh Besa.

Më tej, ajo rrëfeu se ndryshe nga projektet e tjera muzikore, ky i këngës “Titan” e emocionon sa herë ajo e dëgjon. “Mendoj se është puna më e mirë që kam bërë deri më sot në muzikë”, – pranoi këngëtarja. “Unë dua që njerëzit të ndihen qytetarë të Europës dhe të botës, muzikalisht në këtë përfaqësim dhe të jenë të ndërgjegjshëm për këtë cilësi produkti. Nëse vjen edhe rezultati, shumë mirë. Nëse jo, në çdo rast, kemi bërë më të mirën që kemi mundur”.

Besa Kokëdhima në Eurovision me fustanin “e kopjuar” nga

Besa Kokëdhima në Eurovision me fustanin “e kopjuar” nga