LIFESTYLE, 7 Maj 2024, 18:44

Nga arrestimi, akuzat e rënda ndaj njëri-tjetrit dhe ribashkim me Fisnik Sylën, Fjolla Morina tregon si qëndron e vërteta

Nga arrestimi, akuzat e rënda ndaj njëri-tjetrit dhe ribashkim me

Lajmet që gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar në mediet online për një ribashkim të mundshëm të Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës, pas shumë skandaleve në të cilat janë përfshirë, janë hedhur poshtë nga vetë këngëtarja.

Biznesmeni i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij pasi ka postuar një video në InstaStory, së bashku me Fjollën në makinë. Ai e ka shoqëruar videon me një emoji me zemra, duke ngritur dyshimet se këngëtarja i është rikthyer historisë me të.

Por të gjitha dyshimet ranë poshtë pas një reagimi që vetë këngëtarja ka bërë për Prive. Fjolla mohoi lajmet për ribashkim, madje pohoi se ky postim nga Fisniku është bërë vetëm për vëmendje në portale.

Fjolla dhe Fisniku i dhanë fund marrëdhënies së tyre rreth dy vite më parë, pak muaj pasi u martuan në ishujt Maldive. Ata i hodhën hodhën akuza të rënda njëri-tjetrit, deri edhe në kërcënime publike.

Fjolla u arrestua më 19 shtator 2020, që Morinë, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë dhe në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Edhe pse këngëtarja mohoi se kishte dijeni për armën, në fillim vuajti dënimin e dhënë nga gjykata e Kukësit, por më pas mori arratinë, madje edhe u martua në Maldive me biznesmenin e njohur.