TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari dhe moderatori i njohur Robert Berisha ka folur si rrallë herë në lidhje me gjendjen e tij pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.
I ftuar në “Why Not”, Roberti ka treguar se ka qarë për herë të parë kur ka kënduar këngën që i ka dedikuar mamasë së tij.
“Kjo është këngë për nënën, teksti më ka pëlqyer shumë. Dhe është hera e parë që kam qarë atje në kabinë. Duke i lexuar strofat më erdhi për të qarë. Dhe kur një këngëtar nuk e di tekstin përmendësh nuk e këndon me shpirt.
Më tha kur të vish pas një muaji e bëjmë përsëri se kemi kohë, por jo se nuk e ke dhënë shpirtin si herën e parë dhe e lamë në këtë vokal”– u shpreh ai.
Rikujtojmë se Robert Berisha ka gjetur sërish dashurinë. Ish-bashkëshorti i Nora Istrefit duket se këtë herë ka vendosur që lidhjen e tij ta bëjë publike, duke u shprehur se është diçka e fortë. I ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania” zbuloi për herë të parë se tashmë ka një partnere në krah.
Roberti rrëfeu se ishte në një lidhje, e madje ajo e kishte shoqëruar atë edhe në studiot e TAR. Vajza në fjalë quhet Laureta. Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, tani Berisha ka nisur një romancë të re. “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’.