LIFESTYLE, 17 Maj 2022, 14:04

U kritikua për skenë orgjie në Eurovizion/ Ronela ndaj kritikëve: Të kalbur, turp!

U kritikua për skenë orgjie në Eurovizion/ Ronela ndaj

Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë kryefjalë e mediave këto kohët e fundit. Pasi u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me këngën ‘Sekret’, Ronela Hajati është përballur me një sërë kritikash për koreografinë e këngës dhe skenat e nxehta.

Diskutimet rreth performancës së saj vijojnë ende, teksa mbrëmjen e djeshme në “Opinion” një panel të ftuarish po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin Europian, duke shprehur mendimet e tyre pozitive dhe negative.

Menjëherë pas programit, Ronela ka bërë një status në Instagram ku ka thumbuar opinionistët që kritikuar shfaqjen e saj. Këngëtarja nuk ka etiketuar publikisht asnjë person por i thumbon me një reagim të ashpër.

Ronela Hajati:

Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!

Ronela nuk mundi ta kualifikonte Shqipërinë për në fazën tjetër megjithëse performanca elektrizuese hapi eventin europian.

U kritikua për skenë orgjie në Eurovizion/ Ronela ndaj