LIFESTYLE, 17 Maj 2022, 11:31

“Je grua serioze, s’mund të bësh s*ks”- Rita Petro flet për paragjykimet dhe jetën sentimentale: Nëse do të dashurohem 60-vjeç kërkoj…

“Je grua serioze, s’mund të bësh s*ks”- Rita Petro

Shkrimtarja dhe poetja Rita Petro ka folur në lidhje me paragjykimet dhe jetën private pas humbjes së bashkëshortit të saj Latif Ajrullai, i cili ndërroi jetë dy vite më parë.

Pak kohë më parë shkrimtarja e njohur deklaroi se pas humbjes së bashkëshortit, të gjitha dyert janë të hapura për dashurinë.

Ndërsa ishte e ftuar në “Wake Up”, Petro u shpreh se nëse do të lidhej me një njeri, do të ishte me dikë me të cilin do të ketë “kimi bisede.”

"Unë jam kundër martesës të paktën për moshën time. Nuk më duket e nevojshme ajo gjë por asnjëherë nuk them kurrë. Por unë kështu e  mendoj, ndërsa një bashkëjetesë pak edhe së largu edhe një lidhje që me këtë partner që kalon fundjavën është një gjë e mirëseardhur.”- u shpreh ajo.

Ndër të tjera, Petro foli edhe për pragjykimet me të cilat përballen të gjitha gratë e moshës së saj.

“Mendësitë “Je grua serioze, ose ke fëmijë”, s’do të thotë që nuk je as sensuale, as që s’ke dëshirë të kënaqesh dhe të bësh seks. Por paragjykojnë sepse thonë që ti je në moshë të madhe, lërja të rinjve ato gjëra.”- tha shkrimtarja.

Sipas Rita Petros dashuritë më të forta ndodhin pas moshës 30-vjeçare.

“Unë e mendoj që mbi 30, mbi 40, të paktën edhe çfarë më ka ndodhur mua domethënë deri në 30 ti fillon dhe njeh veten tënde dhe quhesh i rritur. Unë e mendoj që dashuritë më të forta dhe më me arsye ndodhin mbi këtë moshë (30).”– tha ajo.