LIFESTYLE, 20 Maj 2022, 22:51

“A u bashkove me Borën?” Gon Lllakaj vë në siklet Donaldin në transmetim live

“A u bashkove me Borën?” Gon Lllakaj vë në siklet

I ftuar sot në “Më lër të flas”, emisioni i Donald dhe Romeo Veshajt ka qenë Agron Llakaj.

Aktori i humorit e ka pyetur Donaldin a është akoma në një lidhje me Borën dhe reagimi i Donaldit ka qenë një buzëqeshje.

Pjesë nga biseda:

Agron Llakaj: A do të na thuash a u bashkove me Borën apo jo?

Romeo Veshaj: Edhe ti u infektove?

Agron Llakaj: Është krijuar shoqata Bora-Doanld dhe më bënë qytetar nderi. ‘Bora alamet vajze’, nuk është momenti të të qëlloj me pëllëmbë, në emër të shoqatës thuaj po.

Donald Veshaj: Babin do ta lajmërojmë për cdo gjë, babi këtë muhabet ka me mua.
Agron Llakaj: Hë pra fol!

Kujtojmë se “Çifti” i shumëpërfolur Bora Zemani dhe Donald Veshaj u shfaqën së bashku mbrëmjen e djeshme në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahitit.

Në ‘after-party-n’ që u organizua pas mbarimit të sfilatës dyshja u pa në praninë e njëri-tjetrit e për më tepër në të njëjtën tavolinë.

Pamjet u bënë menjëherë virale në rrjete sociale, ku janë publikuar foto e video të shumta të dyshes.

Mos ndoshta Bora dhe Donaldi na e kanë konfirmuar ribashkimin me daljen e tyre të parë publike së bashku? Nuk dihet akoma pasi çifti nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe nuk kanë ende asnjë postim së bashku. Madje as Donaldi nuk ka dhënë një përgjigje sot por thjesh u shmang duke mos konfirmuar asgjë.