LIFESTYLE, 21 Maj 2022, 10:44

“U bëra merak, ishte shumë keq”/ Semi zbulon si u pajtua me Donaldin

“U bëra merak, ishte shumë keq”/ Semi zbulon si u pajtua

Këngëtarja Semi Jaupaj ka zbuluar se si u pajtua me aktorin Donald Veshaj.

E ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’, Semi tha se, Donaldi po kalonte një periudhë shumë të keqe pas daljes nga Big Brother dhe kjo gjë e kishte shqetësuar dhe i kishte shkruar e para duke e pyetur si je dhe më pas biseda nuk ishte shkëputur më që nga ai moment.

“Unë i shkruajta. Dëgjova që ishte shumë keq, po kalonte një periudhë shumë të vështirë pas Bigut, dhe me të thënë të drejtën u bëra pak merak, pavarësisht të gjithave e kam xhan dhe nuk dua ta shoh keq. E pyeta si je?

Por pastaj s’pushoi më telefoni se vetëm shkruante”, tha Semi.