LIFESTYLE, 17 Maj 2022, 23:27

“Mos flisni si skutha, njerëz anonimë”- Robert Aliaj “përplaset” me Ardit Çunin për pjesëmarrjen në Eurovizion! Këngëtari: Krijon skandale në…

“Mos flisni si skutha, njerëz anonimë”- Robert Aliaj

Robert Aliaj dhe Ardit Çuni kanë debatuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovizion, eveniment në të cilin vendi ynë këtë vit u përfaqësua nga Ronela Hajati.

Në emisionin “Open” në News24, Çuni tha se për fitoret në “Festivalin e Këngës” të gjithë janë kontestuar, duke përmendur edhe Rona Nishliun.

Nga ana tjetër, Robert Aliaj tha se kurrë nuk ka kritikuar Nishliun, të cilën e quajti si “diva”, ndërsa shtoi se Shqipëria pati një paraqitje jo të denjë në “Eurovisionin” që lamë pas.

Ardit Çuni: Edhe për Rona Nishliun ashtu thatë…

Robert Aliaj: Mos flisni si skutha, i lini këto muhabete. Rona Nishliu ishte një diva, se kam sharë asnjëherë. Ka pasur edhe të tjerë. Rona shkëlqeu shumë, mbeti në memorien e shumë vendeve. Në atë finale Rona Nishliu u përmend si imazh. E përmendën edhe spikerat. Më erdhi mirë normal. Nuk është personale situata. Është më shumë tek unë një frustrim që vjen nga një 30-vjeçar tranzicioni. Aty s’bëhet asgjë pa pjesëmarrjen e politikës. Mos të themi që kjo këngë nuk ka qenë e kontestuar kur u shpall fituese. Unë s’do të doja që një festival si Kënga Magjike të merrte këtë.

Ardit Çuni: Të përgëzoj për skandalet që shkakton në televizionet që merr pjesë.

Robert Aliaj: Unë s’të njoh fare.

Ardit Çuni: Të shoh vetëm duke komentuar dhe festival si Kënga Magjike. Të përgëzoj që shan një koncert që ti vetë merr pjesë. Një pjesë e këngëtarëve kanë dalë nga Kënga Magjike.

Robert Aliaj: Të flasim me radhë… Unë nuk dua të merrem me njerëz anonim. Ne nuk kemi kulturë debati.

Ardit Çuni: Nuk e di për çfarë e ka fjalën zoti Aliaj. Ka përgjegjës dhe tituj në këtë delegacion.

Delegacioni drejtohet nga RTSH. Unë jam drejtor i medias në rastin konkret. Drejtorët janë pjesë e kontrollit të gjësë.