LIFESTYLE, 17 Maj 2022, 19:17

Donaldi u shfaq i afërt me Borën, ja çfarë publikon në rrjete sociale Beatrix

 

Donaldi u shfaq i afërt me Borën, ja çfarë publikon

Aktori i humorit Donald Veshaj dhe moderatorja e njohur, Bora Zemani u bënë bashkë në sfilitën e modës së organizuar nga stilisti Valdrin Saiti.

Dyshja u panë duke biseduar me njëri-tjetrin dhe pamjet janë bërë virale. Pas “zhurmës” së madhe ka reaguar edhe Beatrix. Reagimi nuk ka ardhur drejtpërdrejt për eventin, por ka publikuar një foto me Antonelën.

“Si i thonë mega-bomba në shqip?!”, shkruan Beatrix në foton e publikuar, duke përmendur kështu një nga shprehjet më të famshme të saj gjatë qëndrimit në Big Brother Vip.

Donaldi u shfaq i afërt me Borën, ja çfarë publikon