TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.
Por gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu në zonat malore dhe pjesërisht qendrore. Ndërsa mbrëmja rikthen motin e qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 10°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 31°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 5 ballë.