TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka kaluar nëntë milionë numri total i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën. Saktësisht, në të gjithë rruzullin janë infektuar me Covid-19 deri tani 9,002,596 persona, raporton faqja e specializuar "Worldometers".
Numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit në botë ka shkuar në 468,589 njerëz.
Ndërsa, numri i të shëruarve nga koronavirusi në botë ka shkuar në 4,785,947 individë.
Shteti me më shumë persona të infektuar në të gjithë botën është SHBA, pasuar nga Brazili, Rusia, India, Britania e Madhe.
Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë deri tani numëron 1,962 të infektuar dhe 44 viktima.