TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë regjistruar 96 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ndërsa, nga personat që janë prekur tashmë nga virusi Covid-19, 29 prej tyre janë shëruar.
Njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik të Kosovës:
29 TË SHËRUAR DHE 96 RASTE ME COVID-19!
Sot më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 96 raste.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.
Sot më 21 qershor 2020, janë shëruar 29 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1047 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.517 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.169 raste, me gjithsej 36 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 20 qershor 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 8.962.853raste të COVID-19 dhe 467.579 raste të vdekjes.