AKTUALITET, 21 Qershor 2020, 19:10

Motivet/ Policia jep detaje nga plāgosja e 29-vjeçarit në Lezhë (EMRI)

Motivet/ Policia jep detaje nga plāgosja e 29-vjeçarit në

Të shtëna me armē u regjistruan pasditen e sotme në qytetin e Lezhës. Si pasojë e tyre mbeti i plāgosur 29-vjeçari Odise Simoni.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Në hyrje-daljet e qytetit policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R. ka plāgosur me armē zjarri në dorë shtetasin O.S.,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal, Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.