AKTUALITET, 21 Qershor 2020, 21:47

Aksidentohet ish-Presidenti i Serbisë, makina e Ministrisë së Brendshme i pret rrugën teksa ishte nisur të votonte

Aksidentohet ish-Presidenti i Serbisë, makina e Ministrisë së

Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, është përfshirë në një aksident automobilistik.

Mediat vendase shkruajnë se Nikoliç, ishte nisur për të votuar, në momentin që një automjet i Ministrisë së Brendshme i ka prerë rrugën dhe është përplasur me makinën në të cilën ushëtonte ish-Presidenti.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 15:50, në korsinë e rrugës që të çon për në Lapovë. Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë fakti që makina e Ministrisë së Brendshme po udhëtonte në kah të kundërt.

Vetë ish-presidenti është prononcuar për ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka pasur asnjë dëm serioz.