AKTUALITET, 22 Qershor 2020, 08:57

Koronavirusi, OBSH: Rritje rekord e të infektuarve brenda një dite

Koronavirusi, OBSH: Rritje rekord e të infektuarve brenda një dite


Koronavirusi prej muajsh është prezent në të gjithë botën.

Kohët e fundit duket se për shkak të heqjes së masave kufizuese në shumë vende numri i infeksioneve është rritur shumë. Në një nga raportet më të fundit të OBSH, vihet re një rritje rekorde e numrit të të infektuarve me koronavirus brenda një dite.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në raportin e saj thekson se në vendin e parë porsa i përket shifrave të larta të të infektuarve me koronavirus është Amerika Veriore dhe ajo Jugore.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se OBSH ka thënë se numri total i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 183,020, dhe më shumë se gjysma – 116,000 kanë qenë në territoret amerikane.

Në një raport më të detajuar, është kuptuar se Brazili ka raportuar më së shumti raste, 54,771, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të dytat, 36,617, dhe India e treta me 15,400 të infektuar.

Territoret amerikane kanë regjistruar më së shumti të vdekur po ashtu, 219,000, ndërsa Evropa renditet e dyta me 193,000 vīktima, sipas OBSH-së.

Ndërkohë, të dhënat e fundit tregojnë se në nivel global, numri total i të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka arritur në mbi 8.9 milion, përderisa mbi 466,000 prej tyre kanë vdēkur.