TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një makinë është djegur në fshatin Vlashnjë të Prizrenit pasditen e sotme. Sipas mediave në Kosovë, brenda automjetit të djēgur nga dyshimet e para është edhe një viktimë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se rasti është duke u hetuar si vdēkje e dyshimtë.
“Bëhet fjalë për një veturë të djēgur, Policia së bashku me Prokurorin e Shtetit është në vendin e ngjarjes dhe është duke u hetuar një rast si vdēkje e dyshimtë. Për më shumë në lidhje me rastin do të njoftoheni me kohë”, deklaroi Gashi.