SPORT, 15 July 2026, 15:32

Lajm i bujshëm për klubin e Seria A, e konfirmon një legjendë: Mesfushori shitet për 53 milionë euro

Lajm i bujshëm për klubin e Seria A, e konfirmon një

Rio Ferdinand ka zbuluar se Mançester Junajtid do të transferojë Manu Konen nga Roma. Klubi i Premier Ligë do të paguajë plot 53 milionë euro.

Mesfushori i Francës ka edhe 3 vite të mbetura kontratë me Romën. 25-vjeçari do të dërgojë kështu të ardhura të konsiderueshme për Romën.

“Mançester Junajtid ka arritur një marrëveshje për Konen dhe do të paguajë 53 milionë euro. Ai është një lojtar i shkëlqyer për formacionin 4-2-3-1 të Kerrik”, u shpreh Rio Ferdinand.

Çdo gjë do të qartësohet pas përfundimit të Botërorit. Fakt është se Franca duhet të luajë të shtunën edhe sfidën për vendin e tretë dhe katërt.