SPORT, 12 Korrik 2026, 14:39

Talenti i Meksikës befasoi në tribunat e ndeshjes Angli-Norvegji, mbështeti hapur norvegjezët

Talenti i Meksikës befasoi në tribunat e ndeshjes Angli-Norvegji,

Ylli i ri i futbollit meksikan, Gilberto Mora, tërhoqi vëmendjen gjatë çerekfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Norvegjisë, e cila përfundoi me fitoren 2-1 të anglezëve pas një përballjeje dramatike.

Talenti meksikan ishte i pranishëm në stadium, por ajo që habiti më shumë ishte fakti se ai mbështeti hapur Norvegjinë gjatë gjithë ndeshjes.

Mora u pa i veshur me fanellën e përfaqësueses norvegjeze dhe në një moment iu bashkua edhe tifozëve skandinavë në këngën e tyre të famshme "Viking Row", duke krijuar një moment që u bë shpejt viral në rrjetet sociale.

Mbështetja e tij për Norvegjinë nuk ishte rastësore, 16-vjeçari ka një lidhje të veçantë me yllin norvegjez Erling Haaland.

Të dy futbollistët përfaqësohen nga e njëjta agjente, Rafaela Pimenta, e cila menaxhon karrierën e disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

Kjo lidhje duket se ka ndikuar që Mora të jetë në anën e Norvegjisë në këtë përballje të madhe të Kupës së Botës.