TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vozinha ishte një prej protagonistëve të mëdhenj të këtij Botërori. Nga një personazh krejtësisht i panjohur, portieri i Kepit të Gjelbër fitoi admirimin e miliona tifozëve në mbarë botën me pritjet e tij duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kualifikimin historik të skuadrës së tij në 1/16 e finaleve të kompeticionit pikërisht në debutimin e saj
Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, portieri tashmë 40 vjeçar tregoi të gjithë emocionet e tij për popullaritetin e fituar.
‘Më kanë pyetur sesa ndjekës kisha dhe unë u përgjigja se nuk e dija. Më thanë: ‘ke arritur në gjysmë milioni’-thekson Vozinha në videon e tij-mendova se po bënin shaka, nuk e besoja dot. Vazhdoja i thosha vetes: ‘është e pamundur, po talleni me mua’’. Përsa i përket aventurës së tij në Kupën e Botës, Vozinha tha se përjetoi momentin më të bukur të jetës së tij.
‘Është momenti më i bukur që kam përjetuar ndonjëherë-shton Vozinha-bëra realitet ëndrrën që kisha që fëmijë dhe atë të gjithë popullit të Kepit të Gjelbër. Ta bëja këtë në skenën më të rëndësishme të futbollit është diçka që askush nuk mund ta imagjinonte’.