AKTUALITET, 24 October 2026, 21:47

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur

Erjon Vishkulli është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së sotme në Tiranë, pasi dyshohet se u godit nga një plumb gome.

Pamjet e publikuara nga protesta treguan të riun me fytyrën e mbuluar nga gjaku, pas plagosjes gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, ku mori ndihmë të specializuar mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, Vishkulli dyshohet se u godit nga një plumb gome i përdorur gjatë ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për mjetin që shkaktoi plagosjen dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.

Kush është 28-vjeçari i “Tifozave Kuq e Zi”?

Erjon Vishkulli është një emër i njohur për tifozët e futbollit shqiptar. Ai është pjesë e përfaqësisë së grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe prej vitesh ndjek Kombëtaren shqiptare, duke qenë një nga figurat aktive të tribunave kuqezi.

Përtej pasionit për futbollin, familja e tij zotëron një biznes të prodhimit të vajit të ullirit në zonën e Elbasanit.

Këtë herë, 28-vjeçari ndodhej në rrugët e kryeqytetit si protestues, por përfundoi i plagosur gjatë përplasjeve.

Plagosja e tij ka sjellë reagime edhe nga persona që e njohin, të cilët i kanë shprehur mbështetjen dhe i kanë uruar shërim të shpejtë.

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur