TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tritan Shehu, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka reaguar nga Spitali Universitar i Traumës lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së sotme.
Shehu ka shprehur shqetësimin për përdorimin e forcës ndaj protestuesve, të cilin e ka cilësuar si të tepruar. Sipas tij, disa prej të lënduarve kanë pësuar dëmtime serioze dhe u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
Ai ka veçuar veçanërisht rastet e personave të lënduar nga plumbat e gomës, duke u ndalur te një prej tyre, i cili ka pësuar dëmtime serioze në sy.
Reagimi i plotë i Tritan Shehut:
Një ditë e rëndë në këtë spital për shkak të përdorimit të një dhune ekstreme, joproporcionale dhe jashtë aspekteve ligjore ndaj protestuesve.
Sot kemi protestues me plagë serioze, duke filluar nga okulistika, kirurgjia e përgjithshme, ortopedia e deri te traumat e kokës. Disa prej tyre u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve të ndryshme.
Ajo që bie në sy sot te Trauma është përdorimi jashtë çdo kriteri i plumbave të gomës. Ka disa të lënduar nga plumbat e gomës, me plagë të rënda në sy, në këmbë, në gjymtyrë dhe në pjesën ballore të kokës.
Kjo është jashtë çdo të drejte të përdorimit të forcës nga policia, e cila ka kufizimet, indikacionet dhe mënyrat e përcaktuara të përdorimit të saj, pa rrezikuar jetën e njerëzve, siç ka ndodhur këtu.
Shërbimi mjekësor vazhdon t'u shërbejë pacientëve, por gjendja është vërtet e rëndë, jashtë çdo filozofie demokratike. Është një ngjarje e dhimbshme, që tregon për shkeljen e të drejtave të njeriut, të protestuesve dhe të demokracisë në Shqipëri.
I lënduari në sy, është më dëmtim serioz të syrit.