TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumë ditë më parë, në konferencën për shtyp në Moskë, midis Ministrit të Jashtëm rus, Lavrov dhe drejtorit të OSBE-së, njëkohësisht liderit botnor, por edhe kryeministrit tonë, Edi Rama, ndodhi një incident diplomatiko-qesharak.
Lideri ynë, duke i thënë Lavrovit vazhdimisht, se ne jemi ndarë me Rusinë që nga koha e Stalinit, detyroi Ministrin e Jashtëm rus, të deklaronte, se Rusia kishte nënshkruar, me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Kastriot Islamin, një marrëveshje dypalëshe.
- Po, - ja ktheu lideri ynë, që nuk po dëgjonte fare se çfarë thoshte Lavrovi. Keni nënshkruar një marrëveshje në vitin 2004, me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Bashën, liderin e sotëm të opozitës në Shqipëri.
Lavrovi, mbeti tmerrësisht i habitur, ngaqë Lulzim Basha në vitin 2004, nuk jetonte fare në Shqipëri...
Duket që kjo gjendje paditurie dhe hutese e thellë, ka filluar ta ndjekë liderin botnor Edi Rama, sa vjen dhe më dendur.
I ndodhur në emisionin "Pressing" të gazetarit të njohur Berat Buzhala, realizuar në studion e televizionit mbarëkombëtar ERTV dhe trasmetuar në "T7" në Kosovë, Edi Rama, tregoi se jo vetëm nuk e di, por edhe nuk e kupton fare se çfarë pune kryen dhe çfarë detyrash mban mbi supe.
Përballë pyetjes "A janë lehtësuar, apo vështirësuar barrierat tregëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës?", Edi Rama dha këtë përgjigje:
- Mjafton të shohësh volumin tregëtar.
- Po cili është volumi tregëtar? - pyeti Buzhala.
- Hajde ma trego ti!- e urdhëroi Rama.
- Ne po ju pyesim ju, - këmbëngulën dy gazetarët Berat Buzhala dhe Leonard Kerquki.
- Është rritur në mënyrë progresive, por shifra mos më kërkoni t'ju jap unë këtu, se ju shifrat nuk i keni as qejf. - foli Rama shatrapatra, pa ditur asnjë shifër.
- Ja po ti them unë shifrat, - tha Buzhala duke nxjerrë një letër dhe filloi të lexonte dhe shpjegonte shifrat.
Në mes të këtij leximi të shifrave, nga gazetari, Edi Rama, si gjithmonë, lëshoi disa fjalë kot, i rrëmbeu Beratit letrën nga dora dhe tha:
- Ja tani le t'i lexojmë shifrat!
Dhe pa pikë turpi, Edi Rama, filloi t'i shpjegonte Beratit, me ton të lartë dhe me siguri absolute në vetëvete, të gjitha shifrat, që Berati i shkretë, i kishte mbledhur nëpër Kosovë.
Nëse nuk e besoni këtë vepër, të pashembullt të liderit tonë, ndiqni videon e mëposhtme, ku Edi Rama, as nuk kupton dhe as nuk dëgjon gjë, por vazhdon të udhëheqë ballëlartë dhe gojëplotë.
/TPZ.al/ Tej e këtej/
VIDEO: