TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati ynë i shquar dhe i ditur, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit dhe i FBI-së, kur në Shqipëri dhe rajon mungon Grenell dhe Palmer, ka lëshuar së fundmi një thirrje shumë të fortë, por edhe shumë të ashpër, së pari për NATO-n dhe Uashingtonin, tej e këtej Atlantikut.
- A do të marrë Meta paralajmërim juridik, nga NATO dhe nga Uashingtoni, për aktin e bllokimit mafioz të shtetit shqiptar? - pyet avokati.
- Nuk ka dyshim që po, - përgjigjet po vetë, siç e ka zakon, avokati ynë, thellësisht i gjithëditur.
- A do të ndërmarrë SPAK-u, - pyet Taku, aktin e izolimit të Ilir Metës, si kompetent që është?
Ky status nga më të ashpërit e avokatit tonë të ditur, duket se ka marrë shkas, nga vetë statusi i ambasadores amerikane në Shqipëri, zonjës Yuri Kim, e cila mbeti e mahnitur nga bllokimi dhe shkatërrimi, që i bëri ministrit të jashtëm rus, Lavrov, drejtori i OSBE-së dhe lideri ynë suprem, Edi Rama, disa ditë më parë.
PS. Për të kuptuar edhe më qartë edhe më mirë, shpërthimin e avokatit tonë të gjithëditur, për Ilir Metën, lexoni statusin e tij edhe të plotë edhe zyrtar.
/TPZ.al/ Tej e këtej/
SPARTAK NGJELA - FAQJA ZYRTARE
Ajo që Meta paralajmëron se do të kryejë në datën 2 mars të këtij viti, është krim kundër rendit kushtetues.
A do ta marrë Meta paralajmërimin juridik nga NATO dhe nga Uashingtoni për aktin e bllokimit mafioz të shtetit shqiptar? Nuk ka dyshim që, po.
Çekuilibrimi mendor i një presidenti që dekreton në rrugë një akt agresiv kundër shtetit që drejton, arrestohet në çast.
Kjo që po ndodh në Shqipëri është një rast vulgar. Por, gjithsesi, kërkon ndëshkim të menjëhershëm, jo se ky president krijon rrezik për cënimin e rendit juridik, por sepse zhvlerëson karakterin serioz dhe të paprekshëm të shtetit dhe të rendit juridik në një vend që është anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Meta aktualisht është në procedurë shkarkimi. Ky proces, e ka sjellë atë në një pështjellim mendor frike. Kjo është arsyeja që Meta kërkon të kalojë, nga Presidenti i Shtetit të Shqipërisë, në presidentin e anarkisë shqiptare.
Në fakt, ky është çekuilibrim mendor; por, i një presidenti, që, nën këtë trysni, vjen dhe kryen një krim kundër rendit juridik. Për këtë, ai izolohet...
Prandaj, a do ta ndërmarrë SPAK-u këtë akt, si kompetent që është, për procedimin penal kundër Presidentit të Republikës?