TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky koronavirus, sa vjen dhe po e ndryshon këtë botë, në mënyrë shumë të frikshme, sidomos kur atij i bashkëngjitet edhe lideri botnor, Edi Rama.
Në cilësinë e drejtorit të shtet-rrethimit të Shqipërisë dhe të OSBE-së, Edi Rama, po shkon tani drejt një mase tmerrësisht ekstreme, që ndodh për herë të parë, që nga koha kur majmuni u kthye në njeri.
Përmes një qarkoreje në formë urdhëri, lideri Edi Rama, shpjegon gjerë e gjatë, se si do të mbyllen të gjithë pleqtë e Shqipërisë, në një burgosje masive.
Për të realizuar këtë operacion burgimi, siç e thamë, të panjohur deri më sot, drejtori i shtet-rrethimit ka ngarkuar këto institucione; 61 Bashkitë e vendit, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Shërbimin Social Shtetëror dhe Agjensinë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit.
Të gjitha këto institucione, nga më të rëndësishmit e shtetit shqiptar, në këtë operacion gjigand burgosës, janë urdhëruar që të mbështeten nga kryefamiljarët e të gjithë pleqve dhe plakave.
Në fund të urdhërit, drejtori i shtet-rrethimit thotë: "O Zot, çfarë sikleti të thuash këtë urdhër! (e ka fjalën për urdhërin që vijon më poshtë)".
- Të gjithë pleqve, mos ju jepni dorën kur ju çoni ushqimin dhe ilaçet dhe rrini tek dera në distancë!
Thonë, që në çastin kur lideri shkroi në urdhër këto fjalë, nga dashuria që ai ka për pleqtë, u drodh dhe qau dy-tre minuta.
Kjo skenë dramatike, u ndoq nga vetë Elisa Spiropali dhe pesë gra ministresha, të cilat e rrethuan liderin botëror, për t'i larguar mallëngjimin për pleqtë.
PS. Në mënyrë që të jemi sa më të qartë, lexoni status-qarkoren, e lëshuar nga vetë lideri, drejtori i shtet-rrethimit dhe i OSBE-së, Edi Rama.
/TPZ.al/Tej e këtej/
EDI RAMA
PO PËRGATITEMI PËR NDALIMIN TOTAL TË DALJES SË PENSIONISTËVE NGA SHTËPIA, DERI KUR KJO LUFTË TË MBAROJË! NUK MUND TË PRESIM MË NDËRGJEGJËSIMIN E ASAJ PAKICE QË VAZHDON SFIDON RREGULLAT, DUKE VËNË NË RREZIK SHUMË SERIOZ VETEN DHE TË TJERËT!
? PENSIONISTËT KRYEFAMILJARË NË QYTETE DUHET TË SHËRBEHEN ME VAJTJE-ARDHJET PËR SHPEZAT USHQIMORE DHE FARMACEUTIKE NGA FËMIJËT E TYRE. ATA QË NUK I KANË FËMIJËT NË TË NJËJTIN QYTET, DO TË SHËRBEHEN NGA SHTETI PËRMES SKUADRAVE TË PËRBASHKËTA TË BASHKIVE DHE QEVERISË!
? TË GJITHA BASHKITË NË BASHKËPUNIM ME MINISTRINË E SHËNDETËSISË E MBROJTJES SOCIALE, MINISTRINË E MBROJTJES, MINISTRINË E BRENDSHME, INSTITUTIN E SIGURIMEVE SHOQËRORE, SHËRBIMIN SOCIAL SHTETËROR DHE AGJENCINË KOMBËTARE TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, JANË NË PUNË PËR PLANIN E MBËSHTETJES NË SHTËPI TË PENSIONISTËVE KRYEFAMILJARË NË ÇDO QYTET!
? I LUTEM ÇDO BIRI DHE BIJE PRINDËRISH TË MOSHUAR, BËNI TË PAMUNDURËN TË MBANI NË SHTËPI BABAIN E NËNËN TUAJ, GJYSHIN E GJYSHEN E FËMIJËVE TUAJ! T’I LESH TË DALIN ËSHTË NJËSOJ SI T’U HAPËSH DERËN TË SHKOJNË PËR TË MARRË PJESË NË NJË BOMBARDIM!
? O ZOT ÇFARË SIKLETI TA THUASH:
MOS U JEPNI DORËN DHE RRINI TEK DERA NË DISTANCË KUR U ÇONI USHQIMET APO ILAÇET NË SHTËPINË E TYRE MË VETE!
KUDO KU E KENI TË MUNDUR NË SHTËPITË TUAJA, MBAJINI NË DHOMË MË VETE!
? QË T’I PËRQAFOJMË FORT NESËR DHE T’I KEMI SA MË GJATË PRANË NESH, DUHET T’I IZOLOJMË SOT NGA ÇDO KONTAKT I MUNDSHËM, ME BOTËN PO E PO, POR EDHE ME VETË NE, QË AS DORËN NUK DUHET T’U JAPIM DHE AS PRAGUN NUK DUHET T’UA SHKELIM KUR U ÇOJMË USHQIMET A ILAÇET TEK DERA!
? NDJESË 1.000.000 HERË???KJO ISHTE MË E VËSHTIRA QË DUHET TË NXIRRJA NGA GOJA DHE S’DO DOJA KURRË TË ISHA UNË QË DUHET TA BËJA KËTË, POR S’KAM SI TA MBAJ PËR VETE, KUR S’KA ABSOLUTISHT AS EDHE NJË RRUGË TJETËR!
KUR THEMI FRIKË JO, KUJDES PO, FJALA KUJDES NË KËTË LUFTË KA FYTYRËN E PRINDËRVE TANË!