BALLKAN, 14 August 2026, 19:42

Kosova/ Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

Kosova/ Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka ftuar për një takim krerët e të gjitha partive, të martën, më 18 gusht, në orën 09:00.

Nga burime të afërta me zhvillimet, Haxhiu do të flasë me krerët e VV-së, PDK-së, LDK-së, Aleancës dhe të tjerëve për mundësinë e gjetjes së një figure konsensuale që do të votohej në Kuvend si president.

Ftesa vjen pak orë pasi kryeministri në detyrë, Kurti, tha se partitë politike shqiptare duhet të dakordohen për një President konsensual, në mënyrë që të krijohen të gjitha institucionet e reja.