TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës ndërmorën një aksion para kryeministrisë, me synimin për të bllokuar hyrjen e Albin Kurtit në godinë.
Megjithatë, shefi i qeverisë në detyrë kishte shkuar para tyre në zyrën e tij, siç u konfirmua nga zëdhënësi Arlind Manxhuka, për Kosova Press.
Deputetët e PDK-së, Vlora Çitaku dhe Enver Hoxhaj, theksuan se qëllimi i tyre ishte rivendosja e ligjit, kushtetutës dhe demokracisë, ndërsa nënvizuan se “Kurti nuk e ka vendin në qeveri, por në Kuvend”.
Ata kërkuan nga kreu i Vetëvendosjes që të mos pengojë konstituimin e plotë të legjislaturës së re. Hoxhaj u tregua më i ashpër, duke e akuzuar Kurtin për shkelje të kushtetutës dhe se nuk ka mandat për të qëndruar në zyrën e kryeministrit.
Ndër të tjera kërkuan që rifillimi i seancës për konstituimin e plotë të kuvendit të bëhet nesër në orën 11 të paradites.