TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Jemi në fillim të një një lufte shumë, shumë më të madhe.” Me këtë paralajmërim, presidenti serb Aleksandar Vuçiç foli për zhvillimet në Ukrainë gjatë episodit të fundit të podkastit MD MEETS, të drejtuar nga drejtori ekzekutiv i Axel Springer, Mathias Döpfner.
Vuçiç tha se kishte shpresuar që deri tani të ishte bërë diçka për të arritur paqen, por sipas tij kjo nuk ka ndodhur dhe nuk pritet të ndodhë së shpejti.
""Unë besoj se jemi në fillim të një lufte të madhe. Dhe kjo është arsyeja pse shpresoja se dikush tjetër do të kishte bërë diçka deri tani për të sjellë paqe.Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë së shpejti, që do të thotë se jemi në prag të një lufte shumë, shumë më të madhe.", tha Vuçiç.
Presidenti serb u ndal edhe te pritja që i bëri presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, një vizitë që, sipas tij, solli reagime si në Rusi ashtu edhe në Serbi. Nw Rusi, e akuzuan se kishte tradhtuar partneritetin me Rusinë dhe kishte ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë përmes marrëveshjeve ekonomike. Ndërsa zyrtarwt ukrainws e përshkruan vizitën si një "shuplakë në fytyrë për rusët".
"Nuk jam këtu për t'i pëlqyer rusëve, ukrainasve apo askujt tjetër - përveç serbëve", ishte përgjigjja e Vuçiç në lidhje me këto komente.
Ai shtoi se nuk e kishte njoftuar paraprakisht presidentin rus Vladimir Putin për vizitën e Zelenskyy-t.
“Nuk ia shpall axhendën time politike askujt, pasi Serbia nuk është kukull e asnjë vendi tjetër në botë”, tha Vuçiç.
Sa i përket luftës në Ukrainë, presidenti serb u shpreh pesimist për një zgjidhje të afërt.
“Nuk shoh fund të luftës këtë vit. Nuk shoh fund të luftës para pranverës së ardhshme. Besoj se njëra palë duhet të dalë fituese që lufta të përfundojë. Përndryshe, me ngërçin aktual, nuk shoh mundësi për një zgjidhje kompromisi”, deklaroi ai.