BALLKAN, 13 August 2026, 16:24

Drejtori i ‘TV Alsat’ në Maqedoni, Lirim Hajredini gjendet pa shenja jete! Nisin hetimet

Drejtori i ‘TV Alsat’ në Maqedoni, Lirim Hajredini gjendet pa

Drejtori operativ i televizionit Alsat-M, Lirim Hajredini, është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Shkup.

Sipas raportimeve të mediave në Maqedoninë e Veriut, trupi i Hajredinit është gjetur në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup, transmeton KosovaPress.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lidhje me rastin kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Trupi i pajetë i Hajredinit pritet t’i nënshtrohet obduksionit, për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.

Lirim Hajredini ishte drejtor operativ i televizionit Alsat-M, një prej televizioneve kombëtare në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.