BALLKAN, 12 August 2026, 20:49

Foto/ “Kurti n’burg!” - qytetari nga diaspora shfaqet me pankartë në ambientet e Kuvendit të Kosovës

Situata politike në Kosovë, e shoqëruar me tensione rreth konstituimit të Kuvendit, ka sjellë edhe një episod që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës është shfaqur një qytetar nga diaspora me një pankartë ku shkruhej: “Kurti n’burg!”

Mesazhi ka nxitur reagime për shkak të ngjashmërisë me një prej sloganeve të përdorura gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë, ku në pankarta dhe thirrje publike shfaqej formulimi: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Pankarta e shfaqur në Kuvendin e Kosovës ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, duke u bërë pjesë e diskutimeve mbi situatën aktuale politike në vend.