AKTUALITET, 21 Qershor 2020, 18:21

Covid-19/ Ulen ndjeshëm numri i vìktimave dhe i të infektuarve në 24 orët e fundit në Itali

Mbrojtja Civile Italiane publikon të dhënat për 24 orët e fundit lidhur me infektimet dhe vdēkjet e reja si pasojë e Covid-19. Vdēkjet për 24 orët e fundit janë vetëm 24, minimumi historik që nga 2 marsi, kur kishim 18 vìktima. Ndërkohë vetëm një ditë më parë kishim 49 të vdēkur.

Me shifrat e sotme, numri total i vìktimave arrin në 34,634 ndërsa ai i të prekurve në 238,499.

Ulje edhe sa i përket infektimeve të reja, vetëm 224, ku gjysma janë në rajonin e Lombardisë, 128 raste. Ndërkohë nuk kemi asnjë infektim të ri në rajonet: Valle d'Aosta, Marche, Umbria, Abruzzo, Molise, Basilicata dhe Sardegna.

Në terapi intensive ndodhet 148 persona, 4 më pak se dje. Ndërkohë në karantinë gjenden 18510 persona, 76 më pak se 24 orë më parë. Të shëruarit arrijnë në 182893 persona, me 440 në 24 orët e fundit.