TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ndalet te tkurrja e popullsisë në vend, duke e quajtur një “genocid qeveritar të vërtetë”.
“Shqiperia po shkretohet dhe po zbrazet tragjikisht nga njerezit. Por drama me e madhe eshte qe lindjet bien gjithnje e me shume e ne menyre te pandalshme. Shto ketu edhe qindra mijra te tjere qe ikin te lemerisur nga vendi ne emigracion. Varferia nuk ndalet,papunesia thellohet dhe tragjedia e familjes shqiptare eshte perpara syve te te gjitheve. Shqiperia po shkretohet nga njerezit dhe kjo ska ndodhur as ne ditet me te zeza. Nje asgjesim i tille i popullsise eshte nje GENOCID QEVERITAR i vertete”, shprehet Vasili përmes një postimi në Facebook.
Në rrjetin social, kreu i deputetëve të LSI-së, fton ndjekësit të ndjekin një video, që tregon disa shifra të INSTAT, lidhur me tkurrjen e popullsisë.