AKTUALITET, 16 July 2026, 22:20

“Keqqeverisja po shpopullon Shqipërinë”, Klosi replikon me Gjinishin: Kemi 83 mandate, 55 janë të rinj

“Keqqeverisja po shpopullon Shqipërinë”, Klosi replikon me

Analisti Ermir Gjinishi replikoi me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi për reagimin e qeverisë ndaj protestës që sot ishte në ditën e 47-të. Gjinishi renditi një sërë problemesh që ka vendi deri te keqqeverisja që sipas tij po shpopullon dhe zëvendëson Shqipërinë.

 Pjesë nga biseda

Ermir Gjinishi: 47 ditë protestë, jo domosdoshmërisht një protestë e rrëzon qeverinë, por çështja është si reagon qeveria. Kjo që kemi 83 mandate është fabul e rrëzuar. Në zgjedhjet e fundit kemi patur 42% pjesëmarrje, më e ulëta që nga ‘91. Nga këto 53% ka marrë PS. Pra 22.4% keni marrë ju. 78% të shqiptarëve ose kanë votuar parti tjetër, ose nuk kanë votuar. Këto janë pakënaqësitë që dalin.  Jam dakord që 47 ditë nuk përmbysin qeveritë, mund të ndodhë kur qeveria reagon dhe dëgjon. Pak njerëz dalin, si puna juaj. Pjesa tjetër e prezencës tuaj në media, është tmerr, arrogancë, zihen me të ftuarit, nuk i lënë të flasin.  Këtë kulturë ka sjellë Rama.  Rama e ka marrë përgjegjësinë vetë, ka thënë jam timoni.  Rama deri tani, vazhdon i bën biografitë protestuesit. Nëse do t’i bënte biografitë dhe vettingut kandidatëve që futi në parlament. Çfarë ka sjellë ky në parlament. Nga Saimir Tahiri deri sot, me zv. kryeministra dhe ministra, akuzohen për grupe të strukturuara kriminale. Këta njerëz bashkëpunojnë me grupe kriminale. Çfarë përgjigje keni për klimën social-ekonomike. Ka shumë probleme. Shifra të INSTAT, 31 mijë thotë INSTAT largohen nga Shqipëria çdo vit.  Ndërkohë në vitin 2025, ka patur rritje të lejeve të punës 43% të qytetarëve të huaj. Kjo keqqeverisje po shpopullon dhe zëvendëson Shqipërinë. Këta njerëz kanë shumë arsye për të dalë.  Nga Ballshi eksportohen 6-7 vagonë naftë. Kompania ka kaq vite dhe nuk paguan taksa, na del me humbje. 

Blendi Klosi: PS ka marrë 855 mijë vota. Pra ka marrë në 100 vota të votuara, ka marrë 53 vota PS. Kjo është ajo që thashë, meqë e kundërshtuat. 83 mandate ndihmuan PS dhe Ramën të miratonin reformat dhe ligjet, që të na çojnë në mbylljen e kapitujve.
Thatë që ka mungesë demokracie në PS. Mund të gjesh element që kanë njerëzit shqetësime për pronat, dakord, por zotëria që foli dhe ju që doni të rrezoni pushtetin, ju duhet të propozoni zgjidhje. Ju thoni pensionistët nuk marrin pensionet, po përse votojnë PS? Mund të themi që ka mungesë demokracie, por nuk është e vërtetë. PS hapi partinë dhe demokratizoi, çeli mundësinë që shumë element të rinj të futen në parlament, asamble kombëtare.  Kemi 83 mandate, 55 janë të rinj, për herë të parë në Parlament. Kjo është parti e hapur, një parti e cila nga 2000 anëtarë, zgjodhëm të gjithë të rinj.