TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Studentët janë mbledhur masivisht para Kryeministrisë, duke sfiduar forcat e policisë, të cilat kanë përdorur ndaj tyre ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Ndonëse situata u tensionua pak minuta më parë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë të palëkundur në kauzën dhe revoltën për të cilën janë mbledhur.
Protesta në kryeqytet po vijon mes tensioneve, ndërsa protestuesit janë pozicionuar në bulevardin kryesor, përpara Kryeministrisë.
Në një lëvizje taktike, mijëra protestues janë rigrupuar me shpejtësi në zemër të Tiranës. Ndërkohë, një grup protestuesish ka shkulur strukturën metalike të stacionit të autobusëve urbanë, që ndodhet në afërsi të godinës së Kryeministrisë, dhe shihet duke e shtyrë atë drejt institucionit, ku është vendosur si barrikadë përpara Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, disa të rinj kanë shkulur një kosh basketbolli pranë parkut në zonën e Tajvanit.