SPORT, 27 Prill 2020, 09:25

“Oligarkët vërshuan në bregdet”/ Mentor Kikia: Karantina dhe gjendja e jashtëzakonshme nuk kanë më kuptim, duhen shfuqizuar


Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar se karantina, gjendja e jashtëzakonshme dhe çdo masë tjetër duhet të shfuqizohet.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se karantinimi nuk ka më asnjë kuptim, pasi në fundjavë gruaja lejohet të dalë, mund ta marrë virusin dhe ia çon burrit në shtëpi. Ai shprehet më tej se të gjithë oligarkët këtë fundjavë vërshuan në bregdet dhe policia nuk i ndaloi.

“Jo, karantinimi nuk ka më asnjë kuptim! Nuk e di nëse ia vlejti shkencërisht për të luftuar virusin, por tani karantinimi ka rënë si masë. Në fundjavë të gjithë dynden rrugëve e shesheve. Nëse nuk del burri, del gruaja në turmë, dhe nëse infektohet ajo, e “ha” edhe burri në shtëpi, dhe po kështu edhe e anasjelltas.

Ata që kishin liridaljen, mbushën bulevardet plot, sheshet plot, lulishtet plot. Të tjerë, që i përkasin oligarkisë shoqërore, vërshuan në bregdet, meqë policia nuk i ndalon. Jo, as gjendja e emergjencës, as gjendja e jashtëzakonshme, as karantina e asgjë tjetër nuk kanë më asnjë vlerë “mjekësore””, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Karantina dhe çdo masë tjetër tashmë duhet shfuqizuar!Nuk besoj(ende) se i gjithë ky makth që po heq njerëzimi është një plan shoqërishë sekrete për të ndryshuar botën. As plan i “Masonëve” për të rrëzuar Donlad Trumpin. As plan i Bill Gates për të seleksionuar njerëzimin. As plan korruptiv i OBSH-se në bashkëpunim me Kinën.

Por besoj se pas kësaj që ne bëjmë në fundjavë, është budallallëku më i madh të mbyllemi gjatë javës në shtëpi, apo të kofizojmë veprimet tona. Jo, karantinimi nuk ka më ansjë kuptim!Nuk e di nëse ia vlejti shkencërisht për të luftuar virusin, por tani karantinimi ka rënë si masë.

Në fundjavë të gjithë dynden rrugëve e shesheve. Nëse nuk del burri, del gruaja në turmë, dhe nëse infekltohet ajo, e “ha” edhe burri në shtëpi, dhe po kështu edhe e anasjellta. Ata që kishin liridaljen, mbushën bulevardet plot, sheshet plot, lulishtet plot. Të tjerë, që i përkasin oligarkisë shoqërore, vërshuan në bregdet, meqë policia nuk i ndalon. Jo, as gjendja e emergjencës, as gjendja e jashtëzakonshme, as karantina e asgjë tjetër nuk kanë më asnjë vlerë “mjeksore”.

Mbyllja e metejshme nuk është më një masë parandaluese, por një eksperiment social. Fotot jane te dites sotme, ne qytete te ndryshme.