TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dha lajmin e mirë ditën e djeshme për rinisjen e futbollit. Ai deklaroi skuadrat do të rinisin stërvitjen, në 4 maj, dhe në 18 maj seancat do të jenë të plota. Lajm i mirë për të gjithë tifozët, por Ministri i Sporteve ka menduar të ulë entuziazmin e tyre.
“Liga italiane e futbollit po na bën presion, por nuk kemi garantuar ende një datë për rifillimin e futbollit. Nuk jemi ende në gjendje për të marrë një vendim të tillë. Anëtarët e komitetit tekniko-shkencor e konsiderojnë të pamjaftueshëm protokollin mjekësor të skuadrave të Serie A”, deklaroi Vincenzo Spadafora.
Këto deklarata nuk janë pritur mirë në kampin e Lazios dhe Igli Tare ka “sulmuar” Spadaforan. Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka folur “pa doreza” për radion zyrtare të klubit.
“Po qëndrojmë pushim prej dy muajsh. Nuk e di se çfarë ka në mendje Ministri, nuk e di cili është qëllimi i tij, por, përfundimisht, ai nuk e ka në mendje të ndihmojë futbollin. Ai është kundër fillimit të kampionatit”, thekson Tare.