SPORT, 25 Prill 2020, 12:49

'Kjo është karantinë politike'

'Kjo është karantinë politike'


Nga Petrit Vasili/

Troç! Kjo është karantinë politike!

Me veprimet konfuze dhe sajesat injorante të një qasjeje sporadike antishkencore dhe pa asnjë kuptim.

Me mungesën dramatike dhe refuzimin e bërjes së gjatë të testimeve.

Me përjashtimin e mjekëve të familjes nga trajtimi i pandemisë.

Me kufizimet e lëvizjes me orare hapjeje e mbylljeje pa asnjë logjikë shkencore dhe që bëjnë të kundërtën e pengimit të pandemisë.

Me refuzimin e mbylljes dhe testimit të gjerë të veprimtarive ekonomike të rrezikuara si fason etj.

Me mungesën kritike të mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor.

Me financimin shumë të vogël dhe tepër të vonuar.

Me shfaqjen e vatrave të reja të pandemisë në vazhdimësi.

Me shfaqjen e numrave të rasteve të reja të njejta me fillimin e pandemisë.

Me refuzimin e mendimit shkencor objektiv e të kualifikuar dhe stimulimit të histerisë së pseudoshkencës partiako qeveritare

Me uzurpimin nga Kryeministri të rolit të shkencëtarëve dhe përcjellja e mesazheve shumë të gabuara dhe negative.

Me refuzimin edhe të kërkesave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Me antistrategjinë që realisht po zbatohet dhe që justifikohet me gjoja mendime "ilegale" ekspertësh dhe me zero trasparencë.

Për të gjithë këto fakte gozhduese, ka vetëm një konkluzion të palëkundur për të gjithë këtë kufizim të jetës dhe ekonomisë së shqiptarëve që Rama nga vrima e Fb po bën:

Kjo është karantinë politike.