SPORT, 26 Prill 2020, 16:57

“Ai kishte më shumë talent se ata”, Murinjo nxjerr nga froni Mesin e Ronaldon

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi e kanë sunduar futbollin gjatë dy dekadave të fundit dhe shumë njerëz të njohur në botën e sportit, i vendosin ata në piedestalin e më të mirëve të historisë. Megjithatë, kjo nuk ndodh me Zhoze Murinjon.

Tekniku portugez ka provuar të trajnojë Kristianon te Reali, por përsëri portugezi nuk e ka bindur se ai është më i mirë se sulmuesi brazilian, Ronaldo, i mbiquajtur "Fenomeni". Madje as Leo Mesi, i cili ka qenë makthi i “Special One” në “El Clasico” kur drejtonte Realin, nuk e bind më shumë se "Fenomeni"

Mesi dhe Ronaldo kanë pasur një karrierë më të gjatë. Ata kanë qëndruar në majat e futbollit çdo ditë për plot 15 vite. Sidoqoftë, nëse flasim për talentin dhe aftësinë, askush nuk e tejkalon 'Fenomenin'. Kur ai ishte te Barcelona me Bobi Robson, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë ndonjëherë. Dëmtimet vranë një karrierë, që do të kishte qenë e pabesueshme”, shprehet Murinjo.