TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.


Një ish-kampion i shumëfishtë i boksit në Serbi, i identifikuar nga mediat si Dositej Todorovski, është lënë në paraburgim në Zagreb, pasi dyshohet për përdhunim të ish-partneres, dhunë në familje dhe zhvatje parash.
Sipas kallëzimit penal, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-partneren në banesën e tyre të përbashkët në Zagreb, duke i vendosur një zinxhir rreth qafës.
Më tej, pasi gruaja ishte larguar drejt Serbisë, ai dyshohet se e ka kërcënuar me jetë përmes mesazheve, duke i kërkuar që t’i jepte shumën prej 1.080 eurosh.
Ndaj të dyshuarit, i cili ka edhe shtetësi kroate dhe shërben si ambasador sportiv i Serbisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit.
Vendimi është marrë për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së përsëritjes së veprës dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët.
I dyshuari mohon akuzat
Todorovski i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Sa i përket shumës prej 1.080 eurosh, ai ka pretenduar se bëhej fjalë për një borxh, duke kundërshtuar versionin e paraqitur në kallëzimin penal.
Gjatë qëndrimit në ambientet e ndalimit, i dyshuari ka kërkuar në disa raste ndihmë mjekësore urgjente. Ai ka deklaruar se vuan nga epilepsia dhe një tumor.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet kroate pritet të marrin në shqyrtim dëshmitë dhe provat e paraqitura në kuadër të procedurës penale.