SPORT, 23 August 2026, 13:22

Herri Kejn flet për rinovimin e kontratës me Bajernin: Do të flasim këtë javë, nuk na ka zënë paniku

Sulmuesi i Bajern Mynihut, Herri Kejn është rikthyer te tema e rinovimit të kontratës së tij me klubin bavarez, e cila skadon më 30 qershor 2027.

“Do të flasim për këtë këtë javë dhe javën tjetër. Do të kemi thjesht një diskutim të hapur. Nuk jemi me nxitim, as nuk po na zë paniku. Vëmendja ime e plotë është te Bajerni dhe sezoni i ardhshëm.

Negociatat do të zhvillohen prapaskenave”, tha shkurtimisht ai.