SPORT, 25 August 2026, 19:24

Gatuzo merr sulmuesin që nuk grumbullonte tek Italia, Lacio e blen me klauzolat e çuditshme

Rino Gatuzo më në fund ka qendërsulmuesin që kërkonte prej kohësh te Lacio. Klubi ka gjetur akordin për transferimin e Andrea Pinamontit nga klubi i Sasuolos, ku futbollisti ishte kthyer në një pikë fikse në sezonet e fundit.

Pinamonti ka qenë një emër që ka qarkulluar shpesh mes klubeve të mëdha, që kur u largua nga Interi ku nuk gjente hapësira. Por vetëm pasi spikati me Sasuolon ai do të ketë këtë shans të tregojë veten përsëri në një klub me objektiva më të rëndësishëm, siç është Lacio, me një trajner si Gatuzo i cili në fakt në vitet e tij si trajner tek Italia e kishte injoruar vazhdimisht.

Për të siguruar lojtarin, Lacios i është dashur të bëjë një kontratë të veçantë, meqë nuk mund të shpenzojë shifra të rëndësishme për shkak të fair-play financiar. Kartoni i tij është blerë për vetëm 3 milionë euro, ndërsa do të paguajë edhe 9 milionë euro të tjera në formë bonusesh për arritje që janë lehtësisht të realizueshme.