SPORT, 23 August 2026, 14:30

Trajneri i beson që nga minuta e parë, Armando Broja e nis si titullar ndeshjen e dytë të Championship

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja e nis si titullar ndeshjen në transfertë kundër Uest Bromit.

Pasi në ndeshjen hapëse të Championship ai u aktivizua në fushë në minutën e 76′, trajneri ka vendosur ti besojë sot që nga minuta e parë.

Bërnli do të zbresë në fushë në orën 13:00 dhe do të kërkojë fitoren e parë pasi në duelin e raundit 1 u ndal në barazimin 2-2 me Uest Hemin.