SPORT, 24 August 2026, 17:29

Goditje e rëndë për Juventusin, Jilldiz do t’i nënshtrohet operacionit pas dëmtimit në ndeshjen e parë

Juventusi ka pësuar një goditje të rëndë pasi Kenan Jillidz është kthyer nga Frozinone i dëmtuar. Sulmuesi turk pësoi një dëmtim në këmbën e majtë dhe pas kthimit nga udhëtimi u pa në J-Medical ku ka kryer testet mjekësore.

Rezultatet e analizave kanë ngritur alarmin tek Juventusi. Vlerësimet janë ende në zhvillim e sipër dhe nuk përjashtohet as ndërhyrja kriurgjikale, që do ta linte jashtë fushave të lojës yllin e Juventusit për të paktën dy muaj.

Kësisoj, Spaleti duhet të fillojë të bëjë plane pa numrin 10, me Boga dhe Alajbegoviç të cilët do të kishin më shumë hapësirë. Megjithatë, klubi edhe mund të hyjë në treg për një emër tjetër, siç është Zirkze, apo të mbajnë Niko Gonzalez, edhe pse ky i fundit kërkon kthimin tek Atletiko Madrid.