SPORT, 23 August 2026, 11:14

Refuzoi Realin për Barcelonën, Kurtua komenton transferimin e Rodrit: Fatkeqësi për të

Real Madridi ishte prej kohësh në gjurmët e Rodrit, por ky i fundit i la thatë teksa zgjodhi Barcelonën, rivalët e tyre të përjetshëm. Pas shumë negociatave, kampioni i botës iu bashkua blaugranave pak ditë më parë.

Këtë zgjedhje e ka komentuar edhe portieri i Realit, Tibo Kurtua.

“Çdo futbollist e zgjedh vetë ku do të luajë, nëse ai nuk donte të ishte pjesë e grupit tonë, është një fatkeqësi për të. Ai është një lojtar i madh, por ka bërë zgjedhjen e tij”, tha shkurtimisht Kurtua për mediat.