TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas britaniko-iranian është arrestuar nën dyshimin për përgatitje të akteve terroriste, në lidhje me incidentin e ndodhur në bazën ajrore RAF Fairford, kanë bërë të ditur autoritetet britanike kundër terrorizmit.
27-vjeçari u arrestua në Westminster, Londër. Një person i dytë, 26 vjeç dhe shtetas britanik, është marrë gjithashtu në pyetje nën paralajmërim zyrtar, ndërsa janë kontrolluar dy prona në atë zonë, shkruan BBC.
Policia kundër terrorizmit po shqyrton “të gjitha mundësitë – përfshirë edhe përfshirjen e një shteti të huaj”, tha Vicki Evans, koordinatore e lartë kombëtare e forcës.
“Hetimi mbi rrethanat e ngjarjeve në Gloucestershire është jashtëzakonisht kompleks dhe ekipet tona të specializuara po shqyrtojnë një numër të madh pistash hetimore”, tha ajo.
Më 27 shtator pesë të rinj të gjithë britanikë në të 20-at, u arrestuan fillimisht nën dyshimin për vepra penale që lidhen me eksplozivët dhe më pas për vepra penale terroriste. Megjithatë, ata u liruan me kusht të hënën. Policia e përshkroi këtë si një “vendim hetimor”, të marrë mbi bazën e përvojës dhe strategjisë së hetimit.
Baza ajrore e Fairford i përket Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë, por përdoret edhe nga ushtria amerikane. Qeveria britanike ka autorizuar Shtetet e Bashkuara ta përdorin bazën për sulme ndaj pozicioneve iraniane të raketave që po godasin anijet në Ngushticën e Hormuzit.