BOTA, 30 September 2026, 22:11

VIDEO/ Vila private, pishina dhe fushë golfi, zbulohet kompleksi “i fshehur” për të dënuarit VIP në Indonezi

Një kompleks i fshehtë banimi për të burgosur të pasur është zbuluar në burgun Cibinong, në provincën Java Perëndimore të Indonezisë.

Zbulimi u bë gjatë një inspektimi të befasishëm nga Ombudspersoni Kombëtar.

Në kompleks ndodheshin më shumë se 10 dhoma, të cilat ngjanin me vila, shtëpi në varg dhe apartamente. Ato ishin të pajisura me kondicionerë, televizorë plazma, frigoriferë dhe mobilie të shtrenjta, shkruan The Guardian.

Sipas autoriteteve, dhomat ishin kryesisht të zëna nga zyrtarë të dënuar për korrupsion.

Për të burgosurit ishte ndërtuar gjithashtu një palestër dhe një pishinë, ndërsa pranë kompleksit po ndërtohej edhe një fushë e vogël golfi.

Gjatë inspektimit u zbulua edhe një derë e pambyllur pranë kompleksit, e cila u mundësonte personave të hynin dhe të dilnin nga hapësirat e burgut duke anashkaluar pikën kryesore të kontrollit.